Nr __25/1____  Prot.                                              Tiranë, më 15.05.2018  

NJOFTIM PËR ANKAND – Shitje makine 

Agjencia e Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve Audiovizualë- FMAA, me seli në adresën Rruga “Sami Frashëri”, Tiranë, shet një automjet tip Volkswagen  nëpërmjet ankandit.

Ky ankand do të aktivizohet për një periudhë 2 javore, duke filluar nga data 16. 05.2018 deri më 30.05.2018. Hapja e ankandit do të bëhet në datën 31.05.2018, ora 10:00.

Automjeti do të shitet duke u bazuar në rregullat e miratuara si më poshtë. Në vijim gjendet një përshkrim i detajuar i Makinës, gjendja aktuale, funksionaliteti si dhe foto.

RREGULLAT DHE KUSHTET E ANKANDIT

FMAA, shet një tip Volkswagen nëpërmjet ankandit. Ky ankand do të bëhet në datën 31.05.2018, ora 10:00. Automjeti tip Volkswagen  do të shitet duke u bazuar në rregullat e miratuara si më poshtë. Në vijim gjendet një përshkrim i detajuar i automjetit, gjendja aktuale, funksionaliteti. FMAA nuk jep asnjë garanci për mjetin e publikuar në ankand. Makina do të shitet në gjendjen ekzistuese. Makina apo pjesë të saj nuk mund të kthehen apo të rimbursohen. Në ankand mund të marrin pjesë persona resident mbi moshën 18 vjeç, i/e aftë për hyrë në marrëdhënie shitblerjeje, si dhe çdo operator ekonomik i interesuar që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE

Autmjeti tip Autoveture Volkswagen

Viti i prodhimit: 2004;

Vende: 4+1;

Karburanti: Benzine+ Gaz;

Fuqia Motorrike: 1390;

Kambio: Manuale;

Kilometrazhi: 200,000 km;

Ngjyra e Kuqe

Dyer: 5 Dyer

Ajër i kondicionuar, Po

Mbulesë tavani Jo,

Paketë elektrike, sistem ngrohje Po

Pajisjet e Sigurisë: dy mbështetse koke aktive përpara, airbag per drejtuesin dhe pasagjerin, rripa sigurimi përpara dhe prapa, mobilizues elektronik, frena me disk përpara, sistem frenimi ABS, mbyllje qendrore

Pajisjet nga jashtë: Disk: 4 goma me dimension 17

Dorezat me ngjyrë të zeze,

Mirëmbajtja: (vaj, filtra, ferrota), eshte kryer mirembajtje rutine.

E pajisur me leje qarkullimi dhe taksa të paguara.

 

NJOHJA ME GJENDJEN TEKNIKE TË MJETIT DHE FORMULARËT E OFERTËS

Të interesuarit për të parë makinën nga afër dhe për të marrë formularët e ofertës, duhet të dërgojnë një email me titull “shprehje interesi për blerje makine” në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, P.Agimi, shk.19, apt.338, deri më datë 31.05.2018, ora 10:00. Dita e hapura për të parë makinën do të jetë 24 Maj 2018, ORA 10:00 – 13:00

 

INFORMACION MBI DOKUMENTET E ANKANDIT:

 

Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen prane autoritetit shites

Dokumente me pagesë: Po         Jo         o

 

DORËZIMI I OFERTAVE

Të interesuarit duhet të dërgojnë ofertën e blerjes në zarf të mbyllur jotransparent, me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “OFERTË PËR BLERJEN E AUTOMJETIT TIP VOLKSWAGEN”, “MOS E HAPNI, PARA VLERËSIMIT NGA KOMISIONI I ANKANDIT, Deri më datën 31.05.2018, ora 10:00. Në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, P.Agimi, shk.19, apt.338, Tiranë.

Secili pjesëmarrës duhet të paraqesë brenda në zarf:

Operatoret ekonomik:

  1. Formularin e ofertës
  2. Formularin e të dhënave të ofertuesit
  3. Ekstrakt original të QKB.

Individët:

  1. – Formularin e ofertës
  2. – Formularin e të dhënave të ofertuesit
  3. – Kopje të kartës së identitetit / pashaportës

ÇMIMI FILLESTAR:

Çmimi fillestar i ankandit është 336.000 Lekë.

KUSHTET E SHITJES SË MAKINËS: në vend dhe në gjendjen aktuale.

Organizatori i ankandit nuk merr përspipër asnjë shpenzim për shitjen e makinës përveç kostove që i takojnë në lidhjen e kontratës së shitblerjes.

FITUESI I ANKANDIT DO TË SHPALLET OFERTUESI ME ÇMIMIN MË TË LARTË.

 

RREGULLA PER OFERTUESIT:

– Kandidatët blerës janë të detyruar të plotësojnë formatin bashkangjitur “Shtojca 1” për të dhënë ofertën e tyre. Ofertat e dërguara jo sipas këtij formati do të refuzohen si të papranueshme.

– Kandidatët blerës janë të detyruar të plotësojnë formatin bashkangjitur “Shtojca 2” për të dhënat dhe kontaktet e tyre.

– Në rast të përsonave individ, duhet të dorëzohet një fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit/pashaportës

– Në rast të subjekteve fizikë apo juridikë, duhet të dorëzohet kopje e noterizuar e statusit në QKB.

– Të tre këto dokumenta duhet të jenë të jenë plotësuar me shtyp ose të shkruhen me bojë që nuk fshihet, në shqip si dhe të jenë të firmosur nga ofertuesi (dhe të vulosur në rast të subjekteve) të futur në zarf të mbyllur, me të dhënat “OFERTË PËR BLERJEN E MAKINËS VOLKSWAGEN”, “MOS E HAPNI, PARA VLERËSIMIT NGA KOMISIONI I ANKANDIT

– Afati i dorëzimit: Deri më 31.05.2018, ora 10:00

– Kandidatët blerës përballojnë kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij. Subjekti shitës nuk është përgjegjës për këto kosto.

– Një ofertues mund të dorëzojë vetëm një ofertë të vlefshme e cila qendron e pandryshuar për të gjithë periudhën e ankandit dhe është e vlefshme për 30 ditë. Në rastin e dorëzimit të më shumë se një oferte do të merret në konsiderate oferta më e lartë, ndërsa oferta tjetër do të shpallet e pavlefshme.

VLERËSIMI

Oferta duhet të jepet në Leke. Çmimi fillestar është 336.000 Lekë.

Fituesi i ankandit do të shpallet ofertuesi me cmimin më të lartë. Pas mbylljes së ankandit, Komisioni i Vlerësimit i përcaktuar nga FMAA, e cila do të vlerësojë ofertat si dhe do të përzgjedhë fitues, ofertën më të lartë. fituesi do të njoftohet brenda 2 ditësh.

Ky ankand mund të anullohet me vendim të subjektit shitës, në çdo kohë, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës për një nga arsyet e mëposhtme.

  1. Subjekti shitës në asnjë rast nuk është i detyruar të shpallë fituesin për një ankand, nëse në ankand nuk është paraqitur asnjë ofertë e vlefshme brenda afatit të përcaktuar.
  2. Subjekti shitës nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj ofertuesve, që kanë paraqitur oferta, për vendimin e marrë në bazë të pikës 1 të këtij neni.

 

VEPRIMET E SHITBLERJES

Pas njoftimit si fitues, blerësi i përzgjedhur duhet të kryejë brenda 2 ditëve pagesën në llogarinë bankare të FMAA, sipas specifikimeve që do t’i jepen. Me konfirmimin e pagesës në bankë, me nënshkrimin e kontratës së shitblerjes, blerësi do të marrë makinën. FMAA nuk është përgjegjëse për asnjë kosto të transportit të makinës as për ndonjë dëmtim që mund të ndodhë në transport.

 

Drejtor Ekzekutiv

_______________

Esat Musliu