Nr ______Prot. Tiranë, më________.2018

NJOFTIM PËR ANKAND – Shitje makine

Agjencia e Mbrojtjes së të Drejtave të Autorëve Audiovizualë- FMAA, me selinë adresën Rruga “Sami Frashëri”, Tiranë, shet një automjet tip Volkswagen,nëpërmjet ankandit.

Ky ankand do të aktivizohet për një periudhë 20 ditore, duke filluar nga data 1.11.2018 deri më 20.11.2018. Hapja e ankandit do të bëhet në datën 21.11.2018, ora 09:30.
Automjeti do të shitet duke u bazuar në rregullat e miratuara si më poshtë. Në vijim gjendet një përshkrim i detajuar i Makinës, gjendja aktuale, funksionaliteti si dhe foto.

RREGULLAT DHE KUSHTET E ANKANDIT
FMAA, shet një tip Volkswagen nëpërmjet ankandit. Ky ankand do të bëhet në datën 21.11.2018, ora 09:30. Automjeti tip Volkswagen, do të shitet duke u bazuar në rregullat e miratuara si më poshtë. Në vijim gjendet një përshkrim i detajuar iautomjetit, gjendja aktuale, funksionaliteti. FMAA nukjep asnjë garanci për mjetin e publikuar në ankand. Makina do të shitet në gjendjen ekzistuese.
Makina apo pjesë të saj nuk mund të kthehen apo të rimbursohen. Në ankand mund të marrin pjesë persona mbi moshën 18 vjeç, i/e aftë për hyrë në marrëdhënie shitblerjeje, si dhe çdo operator ekonomik i interesuar që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

SPECIFIKIMET TEKNIKE

Autmjeti tip Autoveture Volkswagen
Viti i prodhimit: 2004;
Vende: 4+1;
Karburanti: Benzine+ Gaz;
Fuqia Motorrike: 1390;
Kambio: Manuale;
Kilometrazhi: 200,000 km;
Ngjyra e Kuqe
Dyer: 5 Dyer
Ajër i kondicionuar, Po
Mbulesë tavani Jo,
Paketë elektrike, sistem ngrohje Po
Pajisjet e Sigurisë: dy mbështetse koke aktive përpara, airbag per drejtuesin dhe pasagjerin, rripa sigurimi përpara dhe prapa, mobilizues elektronik, frena me disk përpara, sistem frenimi ABS, mbyllje qendrore
Pajisjet nga jashtë: Disk: 4 goma me dimension 17
Dorezat me ngjyrë të zeze,
Mirëmbajtja: (vaj, filtra, ferrota), eshte kryer mirembajtje rutine.
E pajisur me lejeqarkullimi dhe taksa të paguara.

NJOHJA ME GJENDJEN TEKNIKE TË MJETIT DHE FORMULARËT E OFERTËS
Të interesuarit për të parë makinën nga afër dhe për të marrë formularët e ofertës, duhet të dërgojnë një email me titull “shprehje interesi për blerje makine” në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, P.Agimi, shk.19, apt.338, deri më datë 20.11.2018, ora 16:00. Dita e hapura për të parë makinën do të jetë 15.11.2018, ORA 10:00 – 13:00

INFORMACION MBI DOKUMENTET E ANKANDIT:

Dokumentet e ankandit mund te terhiqen prane autoritetit shites
Dokumente me pagesë: Po Jo

DORËZIMI I OFERTAVE
Të interesuarit duhet të dërgojnë ofertën e blerjes në zarf të mbyllur jotransparent, me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar: “OFERTË PËR BLERJEN E AUTOMJETIT TIP VOLKSWAGEN”, “MOS E HAPNI, PARA VLERËSIMIT NGA KOMISIONI I ANKANDIT, deri më datën 21.11.2018, ora 09:30. Në adresën: Rruga “Sami Frashëri”, P.Agimi, shk.19, apt.338, Tiranë.
Secili pjesëmarrës duhet të paraqesë brenda në zarf:
Operatoret ekonomik:
1. Formularin e ofertës
2. Formularin e të dhënave të ofertuesit
3. Ekstrakt original të QKB.
Individët:
1. – Formularin e ofertës
2. – Formularin e të dhënave të ofertuesit
3. – Kopje të kartës së identitetit / pashaportës
ÇMIMI FILLESTAR:
Çmimi fillestar i ankandit është 336.000 Lekë.
KUSHTET E SHITJES SË MAKINËS: në vend dhe në gjendjen aktuale.
Organizatori i ankandit nuk merr përspipër asnjë shpenzim për shitjen e makinës përveç kostove që i takojnë në lidhjen e kontratës së shitblerjes.
FITUESI I ANKANDIT DO TË SHPALLET OFERTUESI ME ÇMIMIN MË TË LARTË.

RREGULLA PER OFERTUESIT:
– Kandidatët blerës janë të detyruar të plotësojnë formatin bashkangjitur “Shtojca 1” për të dhënë ofertën e tyre. Ofertat e dërguara jo sipas këtij formati do të refuzohen sitë papranueshme.
– Kandidatët blerës janë të detyruar të plotësojnë formatin bashkangjitur “Shtojca 2” për të dhënat dhe kontaktet e tyre.
– Në rast të përsonave individ, duhet të dorëzohet një fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit/pashaportës
– Në rast të subjekteve fizikë apo juridikë, duhet të dorëzohet kopje e noterizuar e statusit në QKB.
– Të tre këto dokumenta duhet të jenë të plotësuar me shtyp ose të shkruhen me bojë që nuk fshihet, në shqip si dhe të jenë të firmosur nga ofertuesi (dhe të vulosur në rast të subjekteve) të futur në zarf të mbyllur, me të dhënat “OFERTË PËR BLERJEN E MAKINËS SKODA YETI”, “MOS E HAPNI, PARA VLERËSIMIT NGA KOMISIONI I ANKANDIT
– Afati i dorëzimit: Deri më 21.11.2018, ora 09:30.
– Kandidatët blerës përballojnë kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij. Subjekti shitës nuk është përgjegjës për këto kosto.
– Një ofertues mund të dorëzojë vetëm një ofertë të vlefshme e cila qendron e pandryshuar për të gjithë periudhën e ankandit dhe është e vlefshme për 30 ditë. Në rastin e dorëzimit të mëshumë se një oferte do të merret në konsiderate oferta më e lartë,ndërsa oferta tjetër do të shpallet e pavlefshme.
VLERËSIMI
Oferta duhet të jepet në Leke. Çmimi fillestar është 336.000 Lekë.
Fituesi i ankandit do të shpallet ofertuesi me cmimin më të lartë. Pas mbylljes së ankandit, Komisioni i Vlerësimit i përcaktuar nga FMAA, e cila do të vlerësojë ofertat si dhe do të përzgjedhë fitues, ofertën më të lartë. fituesi do të njoftohet brenda 2 ditësh.
Ky ankand mund të anullohet me vendim të subjektit shitës, në çdo kohë, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës për një nga arsyet e mëposhtme.
1. Subjekti shitës në asnjë rast nuk është i detyruar të shpallë fituesin për një ankand, nëse në ankand nuk është paraqitur asnjë ofertë e vlefshme brenda afatit të përcaktuar.
2. Subjekti shitës nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj ofertuesve, që kanë paraqitur oferta, për vendimin e marrë në bazë të pikës 1 të këtij neni.
VEPRIMET E SHITBLERJES
Pas njoftimit si fitues, blerësi i përzgjedhur duhet të kryejë brenda 2 ditëve pagesën në llogarinë bankare të FMAA, sipas specifikimeve që do t’ijepen. Me konfirmimin e pagesës në bankë, me nënshkrimin e kontratës së shitblerjes, blerësi do të marrë makinën. FMAA nuk është përgjegjëse për asnjë kosto të transportit të makinës as për ndonjë dëmtim që mund të ndodhë në transport.

DrejtorEkzekutiv
_______________
Esat Musliu