Në bazë të Statutit të Agjencisè, me vullnetin tonë të lirë miratojmë këtë Rregullore të Funksionimit të Agjencisè sè Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Autorëve në Fushën e Kinematografisë dhe të Veprave të Tjera Audiovizuale – F.M.A.A, (miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të dt.22.06. 2017).

 

 

 

RREGULLORE E FUNKSIONIMIT TË

AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT KOLEKTIV TË TË DREJTAVE TË AUTORËVE NË FUSHËN E KINEMATOGRAFISË

DHE TË VEPRAVE TË TJERA AUDIOVIZUALE- F.M.A.A

 

  1. Kjo Rregullore përcakton mënyrën e funksionimit të Agjencisè, organeve dhe administratës së saj, për aq sa nuk vjen në kundërshtim me Statutin apo me përcaktimet ligjore.

 

  1. Për t’u anëtarësuar në Agjenci një person, që legjitimohet si anëtar në përputhje me Statutin paraqet:
    a) kërkesë me shkrim për t’u bërë anëtar;
    b) titujt e veprave ku është autor/bashkëautor, duke përcaktuar për secilën rolin si autor në veprën përkatëse;
    c) nënshkruan kontratën individuale me Agjencinè;
    d) paguan kuotizacionin sipas përcaktimit të bërë nga Asambleja.

 

  1. Kërkesa për anëtarësim dhe plotësimi i dokumentacionit përkatës mund të kryhet edhe nga një person i autorizuar me prokurë nga autori, ose nga trashëgimtarët ligjorë apo testamentarë të autorit. Në këtë rast, dosjes së anëtarit i bashkëngjiten dokumentat përkatëse ligjorë.

 

  1. Agjencia mban një dosje me dokumentacionin e secilit anëtar dhe një rregjistër të anëtarëve me të dhënat përkatëse, ku pasqyrohen sidomos të drejtat qè i kalohen Agjencisè.

 

  1. Anëtarët kanë të drejtë të marrin nga Agjencia të dhënat dhe për këtë t’u sigurohet informacioni i hollësishëm në çdo kohë lidhur me:
    a) të ardhurat e mbledhura nga të drejtat që ata i kanë kaluar Agjencisè;
    b) masën e mbajtur nga këto të ardhura për kostot e administrimit;
    c) ndryshimet në përbërje tè organeve drejtuese, ndryshimet e Statutit, apo dhe të kësaj Rregulloreje;
    d) ndryshimet e bazës ligjore, kontratës individuale dhe aspekte të tjera ligjore e juridike që lidhen me përfaqësimin e të drejtave të tyre nga Agjencia dhe ushtrimin e tyre si rrjedhojë;
    e) vendimet e Asamblesë së Përgjithshme, në rast se nuk kanë marrë pjesë në tè;
    f) kalendarin e veprimtarive sociale apo aktiviteteve kulturore që Agjencia ka programuar të zhvillojë.

 

  1. Kontrata individuale e anëtarit me Agjencinè përmban në çdo rast, si pjesë të saj të drejtat e anëtarit në titujt e veprave ku është bashkëautor, ose titujt që gëzon në veprat e përbashkëta me autorë të tjerë, të cilat i përfaqëson Agjencia, si dhe mënyrën e masën e përfaqësimit të këtyre të drejtave dhe nëse ka, kufizimet e mundshme të përfaqësimit.

 

  1. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga të gjithë anëtarët e Agjencisë, që kanë lidhur kontratën me Agjencinë dhe si rregull duhet të mblidhet një herë në vit.

 

  1. Bordi Drejtuesvendos datën e mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë së bashku me rendin e ditës si dhe mënyrën e njoftimit të anëtarëve për këtë qëllim.

 

  1. Në çdo rast anëtarëve u sigurohet informacioni i nevojshëm lidhur me zhvillimin e Asamblesë.

 

  1. Thirrja e anëtarëve për mbledhjen e Asamblesë kryhet me njoftim me postë elektronike, apo telefon, kur mbledhja e Asamblesë kërkohet nga 1/3 e të gjithë anëtarëve të Agjencisë.

 

  1. Drejtori Ekzekutiv brenda 10 ditësh nga marrja e kërkesës së firmosur nga ana e jo më pak se 1/3 së të gjithë anëtarëve të Agjencisë për mbledhjen jashtë rradhe të Asamblesë, njofton e mbledh Bordin Drejtues, i cili vendos për organizimin e mbledhjes së Asamblesë dhe modalitetet përkatëse lidhur me këtë.

 

  1. Në këtë rast mbledhja organizohet sipas Statutit dhe kësaj Rregulloreje jo më vonë se 30 ditë nga depozitimi i kërkesës së 1/3 të të gjithë anëtarëve.

 

  1. Në çdo mbledhje tè Asamblesè sè Pèrgjithshme paraqitet një raport i veprimtarisë vjetore dhe financiare të Agjencisë nga Drejtori Ekzekutiv, ose një anëtar i ngarkuar i Bordin Drejtues, në të cilin përcaktohen në çdo rast:
    a) të dhënat dhe informacioni lidhur me mbledhjet e shpërblimeve nga distribuimi i prodhimeve me vepra të autorëve anëtarëve
    b) pasqyra e shpenzimeve të realizuara,
    c) shpërndarjet e shpërblimeve të mbledhura për anëtarët,
    d) masën e mbajtur për kostot e administrimit, kuotizacionet.

 

  1. Nëse ka çështje të përfshira në rendin e ditës, që lidhen me pëcaktimet e pikës 2 të nenit 7 të Statutit, Bordi Drejtuesshpërndan për anëtarët bashkë me njoftimet edhe dokumentacionin që lidhet me këto çështje.

 

  1. Drejtori Ekzekutiv dhe dhjetë anëtarë tè Agjencisè, kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për anëtar të kryesisë.

 

  1. Asambleja voton raportin e paraqitur lidhur me veprimtarinë vjetore të Agjencisè. Në rast mosmiratimi të raportit, Bordi Drejtuesquhet i shkarkuar dhe Asambleja zgjedh në të njëjtën mbledhje një Bord Drejtues të ri.

 

  1. Në rastet e përcaktuar në gèrmën “e” të pikès 2 të nenit 7 të Statutit, propozimi për Asamblenë formulohet me shkrim dhe i arsyetuar nga Bordi Drejtues.

 

  1. Bordi Drejtues mblidhet të paktën 4 herë në vit sipas rendit të ditës të propozuar nga Drejtori Ekzekutiv ose nga 2 a më shumë prej anëtarëve të vet. Mbledhjet e Bordit Drejtues janë të vlefshme kur në to marrin pjesë të paktën 3 anëtarë.

 

  1. Vendimet e Bordit Drejtues merren me shumicën e votave. Në rastet e barazisë së votave, vota e Drejtorit Ekzekutiv përcakton shumicën.

 

 

  1. Në rast se krijohet një vend vakant në Bordin Drejtues përpara përfundimit të mandatit, Asambleja e Përgjithshme zgjedh një anëtar të ri zëvendësues në mbledhjen e vet të radhës. Anëtari i ri shërben në detyrë deri në përfundim të mandatit të anëtarit që zëvendëson.

 

  1. Rendi i ditës i mbledhjes së Bordit Drejtues u shpërndahet anëtarëve të paktën 7 ditë para organizimit të mbledhjes.

 

  1. Në mbledhjen e parë Bordi Drejtues miraton përveç të tjerash:
    a) strukturën e administratës së propozuar nga Kryetari,
    b) përcaktimin e tarifave të shpërblimit, në emër dhe për llogari të anëtarëve, nga transmetuesit që shfaqin veprat me autorësi ose bashkëautorësi të anëtarëve të vet sipas pjesëve të caktuara në veprat përkatëse të anëtarëve si dhe
    c) çështjet e përcaktuara në gèrmat “d”, “g” dhe “i” të pikès 4 të nenit 9 të Statutit.

 

  1. Në mbledhjen e fundit të vitit kalendarik ose sipas rastit në mbledhjen që i paraprin organizimit të Asamblesë së Agjencisè, Bordi Drejtues miraton çdo vendim që lidhet me çështjet e përcaktuara në “c”, “e”, ‘f’ dhe dhe “h” të pikès 4 të nenit 9 të Statutit

 

  1. Për mbledhjet e Bordit Drejtues mbahet procesverbal, ruajtja dhe administrimi i të cilit kryhet nga Kryetari dhe administrata e Agjencisè. Çdo anëtar ka të drejtë të njihet me procesverbalet e mbledhjeve tè Bordit Drejtues në bazë të kërkesës.

 

  1. Administrata drejtohet dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv, i cili ka kompetencën dhe përgjegjësitë për funksionimin e saj në përmbushje të detyrave dhe zbatimit të veprimtarisë së Agjencisè.

 

  1. Drejtori Ekzekutiv dhe administrata, sipas kontratës përkatëse dhe përshkrimit të punës, janë përgjegjës për mbajtjen e dokumentacionit të Agjencisè.

 

  1. Përgjegjësia e punonjësve të administratës shtrihet aq sa i ngarkon kontrata e punës, që Drejtori Ekzekutiv lidh me ta në emër të Agjencisè, sipas pozicionit e përshkrimit të punës të përcaktuar në këtë kontratë. Ndalohet çdo konflikt i interesave ndërmjet Agjencisë dhe anëtarit të organit vendimmarrës, ekzekutiv ose punonjësit të saj.

 

  1. Përveç dokumentacionit juridik, ku përfshihet edhe dokumentacioni personal i anëtarëve, Drejtori Ekzekutiv dhe administrata janë përgjegjës dhe përgatisin dokumentacionin e veprimtarisë dhe atë financiar të Agjencisè, veçanërisht atë financiar që lidhet me mbledhjet e shpërblimeve për anëtarët.

 

  1. Shpenzimet administrative që mbahen nga shpërblimet e mbledhura për anëtarët nuk i kalojnë 30% të shumës së përgjithshme të këtyre shpërblimeve.

 

  1. Raporti i përgatitur nga Drejtori Ekzekutiv dhe i miratuar nga Bordi Drejtues lidhur me honoraret e seicilit anëtar, shpenzimet e Agjencisè dhe elementët e tjerë financiarë sipas kësaj rregulloreje e Statutit, duhet të bëjë ndarjen në çdo fund viti midis shumave monetare për t’u ndarë anëtarëve.

 

  1. Raporti pas miratimit nga Asambleja, hyn në fuqi dhe secili prej anëtarëve ka të drejtë të tërheqë sipas Statutit, Rregullores, kontratës individuale me Agjencinè, apo çdo rregulli tjetër të vendosur me vendim të Kryesisë, shpërblimet e veta të mbledhura e administruara nga Agjencia.

 

  1. Nëse anëtari ka marrë njoftim lidhur me masën e shpërblimit që i takon dhe mënyrën e tërheqjes dhe nuk ka kryer tërheqjen për më shumë se 3 vite kalendarike, kryesia mund të marrë vendim për kalimin e këtyre shpërblimeve konform parashikimeve tè bèra nè ligjin nr. 35/2016.

 

  1. Si rregull shpërblimet e mbledhura në emër e për llogari të anëtarëve shpërndahen nëpërmjet transfertës bankare në llogarinë e anëtarit ose me çek bankar, sipas mënyrës së përcaktuar në kontratën individuale me autorin ose në rast se kjo nuk është përcaktuar, sipas vendimit të marrë nga Bordi Drejtues për këtë çështje.

 

  1. Shpërndarja e shpërblimeve kryhet një herë në vit, pas miratimit nga Bordi Drejtues.

 

  1. Agjencia mban bilancin finaciar sipas ligjeve dhe rregullave të fushës në fuqi, i cili është pjesë e dokumentacionit të Agjencisè. Anëtarëve ju jepet një përmbledhje e shkurtuar e zërave të bilancit brenda raportit të mbajtur në mbledhjen e Asamblesè sè Pèrgjithshme.

 

  1. Kryesia shqyrton dhe përgatit propozimet për ndryshimet, të cilat janë të detyrueshme të përfshihen në rendin e ditës së Asamblesë së rradhës.

 

  1. Me hyrjen nè fuqi tè kèsaj Rregullore, shfuqizohet Rregullorja e Shoqatès F.M.A.A., miratuar nè datèn 04/05/2015.